Eneda Tarifa rrëfen historinë e saj të dashurisë: “Ishim shokë dhe..”

Këngëtarja shqiptare Eneda Tarifa së bashku me partnerin e saj Gent Lasku, kanë folur për herë të parë për historinë e tyre të dashurisë, të cilën e bënë publike pas një postimi nga ato gjatë verës nga pushimet në Santorini në rrjetin e saj social “Instagram”.

Të ftuar në një intervistë, ata ndanë disa detaje nga historia e tyre e dashurisë.

Teksa u pyetën se sa kohë kanë bashkë dhe se si ndodhi njohja e tyre, Eneda tha, “Kemi ca kohë, konsiderueshëm për të kuptuar që është një lidhje e bukur dhe serioze”.

Ata rrëfyen se, para se dashuria e tyre të lindte kanë qenë shokë, dhe tashmë që janë në një lidhje kanë vendosur të mos dëgjojnë se çfarë thonë njerëzit rreth tyre.

 

“Po kaq, pastaj sa i përket njerëzve që kemi vërdallë kemi vendosur që mos të dëgjojmë shumë, mos të marrim shumë energjinë dhe vibe-n e tyre sepse të them të drejtën sa herë që thua jam e lumtur, sikur marrin mësysh, nuk i bëhet njeriu qejfi, duhet të thuash jam keq, më kanë rrahur, jam viktimë e shoqërisë që të të duan”, u shpreh Eneda.

Kujtojmë që Eneda Tarifa është nënë e një vajze, ndërkohë Gent Lasku është baba i 3 fëmijëve nga marrëdhënia që ka pasur më herët.

 

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME