Modelja Klea Prenga ka reaguar përsëri pas dhunës që pësoi nga motrat Antonela dhe Marinela Berishaj. Ky reagim lidhet me deklaratat e motrave Berisha në Gjykatën e Tiranës, ku ato kanë pretenduar se nuk kishin synuar të sulmonin Klean, por se ishin provokuar prej saj.
Në një postim në Instagram, Prenga ka publikuar një video që tregon momentin kur dy motrat hyjnë në restorantin ku ajo po darkonte. Me këtë video, ajo kundërshton pretendimet e motrave Berisha, të cilat kanë deklaruar se ishin duke darkuar në të njëjtin restorant dhe më pas situata u përshkallëzua.
“Kamerat e sigurisë tregojnë qartë nëse keni qenë apo jo duke darkuar në restorant, duke hedhur poshtë deklaratat tuaja të sotme,” ka shkruar ndër të tjera Prenga.