Është nënshkruar kontrata për nisjen e punimeve në rrugën Shirokë-Zogaj dhe për sistemin e kanalizimeve në këto zona. Projekti do të realizohet nga kompania ALB Star, e cila ka fituar kontratën me vlerë 4.7 milionë euro.
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim është informuar për nënshkrimin e kontratës mes Fondit Shqiptar të Zhvillimit dhe kompanisë ALB Star, ku pritet që punimet të përfundojnë deri më 2 tetor 2025.
Kjo ndërhyrje, pas shumë vonesash gjatë viteve, është pjesë e një seri investimesh të rëndësishme në Shkodër, ku tashmë ka nisur puna për hyrjen e qytetit, me një investim prej 11 milionë eurosh për segmentin nga Harku i Bërdicës deri tek Ura e Bahçallekut, si dhe për transformimin e Zdrales.