Monika Kryemadhi: Divorcin nuk e kisha menduar kurrë, Meta mbetet babai i fëmijëve të mi

Në një deklaratë për mediat, Monika Kryemadhi është shprehur se nuk e kishte imagjinuar kurrë ndarjen nga Ilir Meta, duke e cilësuar këtë si një periudhë të vështirë emocionale në jetën e saj.

Deputetja theksoi se “mund të kishte ndodhur një përplasje e fuqishme emocionale me Ilir Metën, por divorci nuk ishte kurrë në planet e mia.” Ajo shtoi se ende ruan ndjenjat e saj për ish-bashkëshortin, i cili momentalisht ndodhet në burg.

“Është një kohë e vështirë për mua emocionalisht. Nuk e kisha imagjinuar kurrë një ndarje. Mund të kisha kaluar momente të forta emocionale me Ilir Metën, por divorcin nuk e kisha menduar asnjëherë.

E kam dashur dhe vazhdoj ta dua Ilir Metën. Nuk ka rëndësi çfarë bën ai, sepse është babai i fëmijëve të mi dhe më ka ndihmuar të jem vetvetja. Ai më ka dhënë lirinë për të qenë e drejtpërdrejtë dhe ndonjëherë impulsive, edhe pse kjo ka pasur kosto. Por kur diçka mbaron, mbaron.

Nuk është çështje rikthimi, por e asaj se si ndihesh. Prioriteti im janë fëmijët e mi. Në një moshë më të re mund të kisha bërë gjëra të pamenduara për Ilir Metën, por tani prioriteti im janë vetëm fëmijët.

Pavarësisht gjithçkaje, Ilir Meta ka qenë dhe mbetet një politikan patriot dhe serioz,” tha Kryemadhi.

Shperndaje ketë postim:

spot_imgspot_img

- PUBLICITET -

Aktualitet

Te tjera
LAJME