Trupa Muzikore The Door Albania sjell nje interpretim te vecante te kenges patriotike “Per ty Atdhe”, me muzike te kompozitorit Pjeter Gaci, Artist i Popullit, nen drejtimin e Bepin Vjerdha. E vleresuar me titullin “Nderi i Qarkut te Shkodres”, kjo trupë muzikore percjell permes artit dhe muzikes nje mesazh te fuqishem dashurie per atdheun, gjitheperfshirjeje sociale dhe barazie, duke deshmuar se muzika eshte nje gjuhe universale qe bashkon njerezit dhe kapercen cdo pengese.
Ky interpretim merr nje vlere te vecante edhe per mesazhin qe percjell, duke vene ne pah rendesine e perfshirjes sociale dhe mundesine qe cdo individ te jete pjese aktive e jetes artistike dhe kulturore. Veprimtaria e Trupes Muzikore The Door Albania mbeshtetet nga Bashkia Shkoder, Falk Bakke, mbajtes i titullit “Nderi i Qarkut te Shkodres”, si dhe Rotary Club Lillehammer, te cilet kontribuojne ne vazhdimesine e aktivitetit te saj artistik dhe gjitheperfshires.
Realizimi i videos u mundesua nga bashkepunimi i disa profesionisteve: xhirimet, pamjet ajrore me dron dhe montazhi nga Terenc Pepa, ndersa montazhi audio nga Nino Jakova. Nje falenderim i vecante shkon per familjen Camaj dhe stafin e anijes “Mjelma 2”, e pajisur me akses per personat me aftesi te kufizuara, per mbeshtetjen dhe bashkepunimin gjate realizimit te ketij projekti. Permes kesaj vepre artistike, The Door Albania deshmon se muzika nuk njeh kufij, por bashkon njerezit, percjell emocione dhe krijon mundesi per nje shoqeri me gjitheperfshirese.



