Këngëtari i njohur, Redon Makashi, ka qenë i ftuar së fundmi në emisionin “Live me Luizin”, ku ka folur për jetën e tij private dhe profesionale. Në një moment gjatë intervistës, ai foli edhe për dy kolegët e tij, Elton Deda dhe Aleksandër Gjoka, ku të tre bashkë njihen si grupi “Tre Musketjerët”. I pyetur nga moderatori, Luiz Ejlli, se cili prej tyre do i përgjigjej direkt në telefon, Redoni tha “direkt Sandri”. Për këtë arsye, ai duhej t’a merrte në telefon dhe t’i thoshte se “e ka lënë makina në Kashar”. Makashi e mori në telefon dhe Gjoka u përgjigj menjëherë. Teksa Redoni i tha se e ka lënë makina në Kavajë dhe shton nëse mundet të shkojë t’a marrë, ai nuk heziton t’i vijë në ndihmë mikut të tij. Pjesë nga biseda në telefon: Aleksandër: Alo Redon: Hë mo trim, ç’bëhet? Aleksandër: Hiç Redoni: Më ka lënë makina këtej nga Kavaja, vjen e më merr, se nuk e di ça ka. Aleksandër: Po, ku? Redoni: Kaq Sandër, kaq dua nga ti. Aleksandër: Humor? Luizi: E kalove testin.