Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas studimit ku thuhet se Shqipëria është vendi me pagat të paktën 30% më të ulëta në rajon në të gjithë sektorët.
Sipas Berishës, sot pas shtatë vitesh të Ramës në pushtet, i cili bllokoi rritjen dhe ngriu pagat, Shqipëria është vendi me pagë me të ulët.
Ish kryeministri thotë se bllokimi i rritjes së pagave dhe si pasojë varfërimi progresiv i shqiptareve eshte shkaku kryesor i largimit të tyre masiv nga vendi dhe mekanizmi kryesor i spastrimit etnik të Shqipërisë.
“Ulja dritheruese me 30% e pagave ne 7 vite nga Edvin Hajduti! Miq, ne vitet 2005-2013 me politiken e rritjes nga 120-150% te pagave ne arsim dhe shendetesi, dyfishimin e pages minimale dhe pensioneve minimale, rritjen me 60-70% te pagave te sektoreve te tjere dhe pensioneve, Shqiperia arriti te kete pagen mesatare me te larte ne rajon.
Keshtu, ne vitin 2013 paga mesatare ne Shqiperi ishte me e larte se sa ne Rumani, Bullgari, Bosnje Herzegovine, Serbi, Maqedoni, Mal i Zi dhe Kosove. Kurse sot pas shtate vitesh te Edvin Hajdutit ne pushtet, i cili bllokoi rritjen dhe ngriu pagat, Shqiperia eshte vendi me page mesatare 30% me te ulte se te gjitha vendet e rajonit. Nga ana tjeter Shqiperia eshte vendi me çmimet dhe koston e jeteses me te larte ne rajon.
Kosova ka pagen mesatare 30% me te larte se Shqiperia por ka çmimet me te ulta dhe koston e jetese me te lire ne rajon. Bllokimi i rritjes se pagave dhe si pasoje varferimi progresiv i shqiptareve eshte shkaku kryesor i largimit te tyre masiv nga vendi dhe mekanizmi kryesor i spastrimit etnik te Shqiperise ne perputhje me platformen e Vaso Çubrilloviçit qe zbaton antishqiptari Edvin Kristaq Zografi. ”, shkruan Berisha



