Moderatorja e njohur e emisionit “Ditë e Re” në RTV Ora, Arjola Shehu, ka qenë e ftuar pasditen e djeshme në radion NRG, e cila gjatë intervistës ka folur për detaje interesante nga jeta e saj personale dhe profesionale.
Në një moment të intervistës, Arjola ka treguar se Drini Zeqo e ka hequr nga “Instagrami” krejt papritur dhe më pas edhe ajo i ka bërë “unfllow”.
Moderatorja e programit Julka Gramo, nuk e ka lënë të ikë lehtë ky muhabet dhe e ka marrë Drinin në telefon për t’i kërkuar llogar pse ka bërë diçka të tillë.
Drini ka treguar se gjatë një darke me disa shok dhe shoqe, një shoqja e vet i ka marrë telefonin dhe ia shkurtoi listën e atyre që ndiqte në Instagram, dhe një ndër ta ka qenë edhe Arjola.
Ai u shpreh se “Instagrami” po merret shumë seriozisht dhe kjo gjë nuk është aspak normale.
Mes të qeshurave dhe situatës komike që u bë gjatë programit, Drini i tha Arjolës se do e ndiqte sërish në “Instagram”, por Ajola duke bërë shaka u shpreh se këtë herë nuk do ja pranonte ajo.



