Te gjithe ata qe duan te udhetojne nga Rinasi duhet ti dine keto rregulla. Duhet te ruani distancimin social dhe te mbani masken gjate gjithe kohes.
Brenda ndërtesës së terminalit, siç e dini lejohen vetëm personat që kanë në dorë biletën e udhëtimit dhe askush tjetër. Të gjithë pasagjerët (në vajtje dhe ardhje) kalojnë në tunelin e dezinfektimit dhe temperatura u matet automatikisht nëpërmjet pajisjeve që janë vendosur në aeroport.?
Këshillojmë udhëtarët që të kufizojnë në maksimum numrin e shoqëruesve apo familjarëve që vijnë me ta. Të kufizojmë sa më tepër grumbullimet pranë portës së dezinfektimit ne hyrje të aeroportit. Puthjet e përqafimet të kalojnë në dimension shpirtëror Sa më pak, aq më mirë për të mbrojtur njëri-tjetrin.
Ju bëjmë me dije se të gjithë avionët dezinfektohen përpara dhe pas çdo fluturimi. Të gjitha bagazhet e pasagjerëve dezinfektohen po ashtu. Për pasagjerët në mbërritje, pranë pistës, janë ngritur disa tenda të mëdha që ju mbrojnë nga dielli, ndërkohë që prisni të kaloni në tunelin e dezinfektimit.



