Inis Gjoni ka sjellë një sërë kombinimesh me të voglën e saj këtë verë, duke i surprizuar të gjithë ndjekësit me këto imazhe të cilat të japin idenë e dy modeleve të vërteta.
Së fundmi ajo ka ndarë disa postime të tjera me Coco Antonel, ku shfaqen të dyja të veshura në ngjyrë të bardhë dhe duke qeshur.
Këto pamje i kanë bërë të gjithë ndjekësit të komentojnë jo vetëm për shkak të elegancës së Inisit, por dhe vogëlushes e cila duket një kopje e mamit me flokët kaçurrela dhe pamjen e ëmbël.
Me siguri në ditët në vijim, Inis do të ndajë të tjera kombinime me shoqen e saj më të mirë duke tërhequr gjithmonë vemendjen e duke sjellë për ndjekësit pamjet më të bukura dhe ide se si mund të visheni fare thjeshtë me fëmijët tuaj.





