Ish-kryeministri Sali Berisha ka aku zuar së fundmi Policinë e Shtetit për fshehje të ngjarjes, teksa sipas tij dy refugjatë sirianë kanë rënë nga tarraca e Drejtorisë së Policisë dhe kjo e fundit nuk e ka raportuar.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Berisha ka paraqitur den oncimin e një qytetari, i cili shprehet se drejtori i Policisë u ka bërë presion punonjësve që mos të raportohet si lajm dhe ngjarja nuk është pasqyruar.
Më tej ai i ka bërë thirrje Komisionerit të Lartë të OKB-së për refugjatët UNHCR të ndërhynë me urgjencë dhe të interesohet për fatin e refugjatëve, pasigurinë dhe trajtimin e tyre.
Postimi i plotë:
Dy refugjate siriane bien nga tarraca e drejtorise se nar kopolicise.
Nark opolicia fsheh ngjarjen.
I bej thirrje Komisionerit te Larte te OKB per refugjatet UNHCR te nderhyne me urgjence dhe te interesohet per fatin e refugjateve, pasigurine dhe trajtimin e tyre nga mafia zyrtare e narkoshtetit te pare dhe te vetem ne Europe i Edvin Hajdutit.
Pershendetje Doktor.
Para dy ditesh eshte kapur nje skaf qe ishte nisur me rreth 30 Siriane nga Kepi i Rodonit ne drejtim te Italise. Ato jane shoqeruar ne Drejtorine e Policise ne Durres, gjate nates dy Siriane kane arritur te hipin ne taracen e drejtorise se policise edhe nepermjet kabullit te telefonit kane tentuar te largohen por i eshte keputur kabulli edhe kane rene nga ndertesa kater kateshe edhe jane ne gjendje te rende ne spitalin e Durresit.
Drejtori i Policise ju ka bere presion punojseve qe mos te raportohet si lajm edhe nuk eshte pasqyruar. Shume pak dihet edhe per dy jetet e Sirianeve, por informacioni i paket qe ka rrjedhur thuhet se jane ne gjendje shume te rende.



