Pesha e tepër shoqërohet me shtimin e sasisë së yndyrës apo dhjamit, sidomos në pjesën e barkut apo zonën abdominale. Dhjamosja e tepërt në zonën e barkut është shpesh burim i shumë kompl ikacioneve shëndetësore.
Më poshtë ju sjellim një kurë natyrale me përbërës të thjeshtë që lu ftojnë praninë dhe rritjen e nivelit të yndyrave apo masës së dhjamit në zonën abdominale të trupit (pjesa e barkut).
Mjafton të ndiqni hapat siç duhet dhe kjo kurë natyrale do t’i dhurojë organizmit shëndet të plotë ndërsa në vetëm një javë do të ndihmojë në shkrirjen e masës së tepërt dhjamore në zonën e barkut.
Kjo kurë ndihmon gjithashtu në mirëfunksionimin e sistemit të tretjes ndërsa mban nën kontroll të plotë nivelin e kolesterolit.
Përbërësit
12 thelpinj të mëdhenj hudhre
Dy kokrra limoni
1 ½ l ujë
Si ta përgatisni
Qëroni thelpinjtë e hudhrës. Shtypni secilin prej thelpinjve përmes një çekiçi kuzhine. Pastroni limonat me ujë të rrjedhshëm dhe prijini në copëza të vogla me gjithë lëkurë.
Vendosni ujin në një tenxhere. Shtoni hudhrat e shty pura bashkë me copat e limonit dhe vendosini në zj arr të ziejnë për 15 minuta. Më pas, kullojeni lëngun dhe pijeni. Ujin e përftuar mund ta ruani në frigorifer.
Si ta konsumoni
Lëngun e përftuar mund ta ndani në tre doza për çdo ditë. Rekomandohet që të pini nga një filxhan çaji me këtë lëng para secilit nga tre vaktet e ngrënies.
Kura përdoret për tre ditë rresht. Ajo ndihmon organizmin për një pastrim rrënjësor të tij duke ndikuar në shkrirjen e yndyrës së tepërt në zonën e barkut. Efektet e kurës ndihen pas një jave ku ju do të ndiheni më të lehtë.



