Arben Hasanaj, babai i 19-vjeçarit Ilirjan Hasanaj, i cili ak.uzohet se i bëri at.entatit Shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë Madhe, ka deklaruar para medieve se nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet i biri i tij. Ai i bëri thirrje çdo personi që ka informacion se ku ndodhet i biri, ta njoftojë.

Ndërkohë Hasanaj theksoi se do të bashkëpunojë me drejtësinë dhe se do të jetë polic në kapjen e djalit të tij. Babai i 19-vjeçarit nënvizoi më tej se nuk ka asnjë ha.smëri apo ko.nflikt me familjen e Mentor Hasanajt.

“Kushdo që e sheh të më njoftojë. Që prej ditës së ngjarjes nuk kam pasur një komunikim me djalin, vetëm kam dëgjuar lajmet. Nuk e imagjinoj që të ketë bërë këtë gjë. Unë nuk kam gjë me atë familje. Ata janë familje shumë e mirë, kam respekt. Nuk jemi në h.asmëri me atë familje. Unë nuk e di ku është djali, kaq dua, do të bashkëpinoj me Policinë, jam në krah të Policisë.

Unë do të mbështes edhe djalin. Ai është fëmija jem, ai është shpirti im. Nuk kemi lidhje me atë familje, është nga fshat tjetër. Nuk kam parë asnjë sjelle të çuditshme të djalit. Sapo mbaroi shkollën do të bënim letrat për të shkuar në Akademinë e Policisë. Mori testin e parë, po prisnin përgjigjen e testit fizik.

Në këtë moment më m.ori në q.afë, më tr.adhëtoi. Për vr.asës me pagesë, këto janë dy.shime të policisë. Nuk di gjë. Unë nëse gjej djalin do ta do.rëzoj në polici, do i përgjigjem edhe familjes tjetër. Unë do të jem polic në k.apejn e djalit tim.”, u shpreh Arben Hasanaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 1 tetorit në Shkodër, ku 19-vjeçari Ilirjan Hasanaj iu afrua mjetit të shefit të Policisë Bashkiake, Mentor Hasnaj dhe sh.tiu 7 herë me ar.më zj.arri. Nga su.lmi me ar.më zj.arri mbetën të pl.agosur shefi i Policisë dhe babai i tij 74-vjeçar, Xhelali.

Bashkë me ta në makinë ka qënë edhe bashkëshortja e shefit, Vjollca Hasanaj 28-vjeç, por kjo e fundit nuk u pl.agos. Dy.shohet se 19-vjeçari mund të jetë një v.rasës me p.agesë. Ai ndodhet ende në kërkim nga Policia. Pista kryesore ku po heton policia është ajo për shkak të detyrës së Mentor Hasanajt.