Lea Legisi ka sqaruar sot eksperiencën e saj të shumëpërfolur në Dubai.
24-vjeçarja sqaroi njëherë e mirë gojët e liga, duke shpjeguar se në Dubai ka shkuar me miratimin e prindërve dhe nuk ka punuar në pozicione apo në punë “të pahijshme”, siç e kanë përfolur.
“Punoja 13 orë në ditë në temperaturë 45 gradë Celsius”, tregoi Lea për punën e saj të parë si supervizore ne Legoland, teksa ishte pjesë e “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, për të.
E pyetur nga Bieta, ajo pranoi se në fillim është paguar 1500 euro, por më pas ka përfituar edhe nga rritja në detyrë. Ajo madje tha se i vjen të qa jë kur kujton fillimet e vështira të punës.
Vitet e fundit kanë shkuar vajza shqiptare për të punuar në Dubai.



