Modelja e njohur Lei Legasi ishte e ftuar në studion e emisionit “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Kjo e fundit u bë e njohur në rubrikën “She’s On Top” në “E Diell”.

Gjatë intervistës në emision, Lei tregoi se pas rrugës që zgjodhi si modele, paragjykimet e kanë përndjekur thuajse në çdo moment.

Lei shkon më tej, teksa deklaron se të afërmit, kanë menduar se ajo në vendin ekzotik punonte eskortë e sheikëve të pasur. Por Lei e ka hedhur poshtë këtë hipotezë, duke rrëfyer se ka punuar në punë të ndershme.

Fansi i thotë modeles:

Kap ndonjë babi me lekë në Dubai.

Përgjigjja e Leit:

Po të doja sheik nuk do të isha këtu në Shqipëri, por në Dubai. Do të më pëlqente, por nuk është aq e lehtë të gjenden. Se po ta kisha gjendur pse jo. Kuptohet të ishte ndonjë sheik beqar, e jo të isha gruaja e dytë ose e tretë.