Astrologia e njohur meri Shehu ka dhënë parashikimin e saj për fundjavën 7 dhe 8 nëntor 2020.
‘E shtunë data 7 dhe e djele data 8 dhe Dielli në Akrep takohet me asteroidin Juno 3. Instikti shoqërohet me përfaqësuesen e marrdhënieve Asteroidi Juno Ira. Ira përfaqëson dëshirën për bashkim në çift. Shprehe përpjekjen të ekuilibrohet familjariteti me tendencen për liri që të dy bashkëshortet kanë. Marrëdhëniet që nuk zhvillohen baltosen dhe humbin e vdesin avash avash. Këtë tregon shenja e Akrepit.
Çdo marrdhënie është një sport që duhet të çeli dhe të rritet. Nëse qëndron në vend kalbet dhe vdes. Ndryshojmë Sporo, ndryshojmë zgjedhjen. Kjo lidhje interesante e ditës së sotme tregon pikërisht këtë. Kapërcimin nga një marrëdhënie e vjetër si rregjim në jetën personale dhe profesionale në një drejtim të ri ‘ ka shkruar Meri në hyrje.
Dashi
Sot do ndjeni nevojën të kapërceni në një fazë të re në jetën shpirtërore dhe në atë ekonomike. Për këtë duhet të largoheni nga zgjedhjet e vjetra dhe të filloni një cikël të ri njohjesh
Demi
Do mbyllni përfundimisht llogaritë me nje person që ju lidhte martesa por që ishte bërë pengese për vetë dhe për ju në çdo aspekt
Binjaket
Një punë ju është bërë si shtëpi dhe partner por ju ka lënë shumë mbrapa në jetën e perditshme. Sot do merrni vendim për një ndryshim eprori apo pune
Gaforrja
Dashuria sot duket për ju një përzgjedhje e gabuar nga e cila duhet të shpëtoni. Por mund të ndodh që partneri juaj t’ju propozoj një ndarje
Luani
Një bashkëjetese e suksesshme mund të filloj sot për ju si një zhvillim i ri pas shumë dështimeve që keni patur në jetën personale. Kjo mund të shtrihet edhe në marrëdhënie me të afërmit
Virgjeresha
Sot do beni një sqarim me veten tuaj por edhe dikush që ju intereson do ju ndihmoj të nxirrni konkluzione te drejta dhe te pranoni ndarjen në një marrëdhënie që ju ka lodhur
Peshorja
Një mirëkuptim në çështjet ekonomike e materiale do ju bëjë të vazhdoni në një marrëdhenie e cila po ju jepte gjithçka përveç anës apo plotësimit material
Akrepi
Do keni një propozim konkret e real për një bashkëjetesë apo për martesë te cilin nuk e prisnit si zhvillim në këtë fazë të jetës suaj. Ju duhet ta mendoni çfarë do vendosni
Shigjetari
Egziston në mendjen tuaj një person që do donit ta kishit partner burrë apo grua. Keni mundësi ta fuqizoni këtë ndjesi dhe të përparoni në veprime
Bricjapi
Vendimet e rëndësishme sot ju nuk do mund ti merrni po nuk jeni çift apo nuk keni një partner te besueshëm në krahun tuaj. Kjo mund tju detyroj të merrni vendime për një lidhje
Ujori
Sigurisht që do përparoni në një faze të re në lidhje me karrieren tuaj dhe kjo për shkak se dikush që ju do apo përpiqet për ju do bëjë gjithçka që kjo të ndodh për mirë
Peshqit
Do ndryshoni edhe ju faqe të re në jetën tuaj në qëllime apo në jetën personale. Do jetë sikur të keni kaluar nga librat policesk në librat fantastiko shkencor



