Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Krujë. Mësohet se një 50-vjeçar është hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte.

Policia njofton se më datë 09.11.2020, rreth orës 12:00, në lagjen nr. 4, Krujë, shtetasi A. G., 50 vjeç, i cili ishte në gjendje të rënduar depresive, është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.