Bukuroshja Xhemi Shehu është një ndër moderatorët më të dashura për publikun shqiptar.

Atë shpesh e shohim dhe në rrjetet sociale të saj, duke promovuar ushtrimet fizike dhe aktivitetin fizik në përgjithësi, gjë që ajo mund ta pasqyrojë mjaft mirë tek format e saj fizike.

Por ndërsa ishte duke folur për emisionin e Eni Shehut, ajo ka treguar se nga stërvitja që bën, shmang ushtrimet që e lodhin pasi ka probleme me kardion.

“Ushtrimet me krahë nuk më lodhin shumë, ndryshe nga vrapi apo litari, pasi kam shumë probleme me kardion dhe më merret fryma“, tregon ajo.