Të jesh e famshme padyshim do të jesh edhe në qendrën e vëmendjes. Kjo gjë ka përfshirë edhe vajzën e këngëtares së mirënjohur Eli Fara, Marina, e cila është e ‘piketuar’ nga mediat rozë për historitë e dashurisë.

Mirëpo kësaj here, Marina nuk ka ‘munduar’ portalet që të zbulojnë romancën e re, përkundër bukuroshja ka vendosur që të prezantojë me ndjekësit partnerin e saj të zemrës. Përmes një postimi në “Instagram”, Marina publikoi një foto ku shihej në krah të një mashkulli simpatik, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Ajo që ra në sy në post, ishte reagimi i Eli Farës, mamasë së Marinë. Kjo e fundit ka komentuar me emojin e dy fytyrave të buzëqeshura në foton e të bijës dhe ‘dhëndrit” duke lënë të kuptohet kështu se është dakord me zgjedhjen e së bijës.