Dita e mërkurë (sot) parashikohet me mot të kthjellët në pjesën bregdetare dhe në zonat e ulta.

Në mesditë e pasdite përgjatë lindjes e juglindjes do të ketë vranësira mesatare e lokalisht të dendura shtresore. Në orët e mëngjesit dhe pas perëndimit të diellit të ditëve të mbetura të javë, ashtu si në ditët që lamë pas, do të mbizotërojë mjegulla e dendur përgjatë luginave.

Era do të fryjë juglindje e veriperëndim e lehtë e përkohësisht mesatare në bregdet, raporton Shërbimi Meterologjik Ushtarak. Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat parashikohen në:

– zonat malore 1°C deri në 11°C

– zoant e ulëta 5°C deri në 22°C

– zonat bregdetare 7°C deri në 22°C