Një ngjarje e rëndë u regjistrua në orët e para të mëngjesit në maternitetin e Gjirokastrës. Një 20-vjeçare humbi jetën disa orë pas lindjes së foshnjes.
TopChannel raportoi se pasi ka lindur foshnjen gjendja shëndetësore e 20-vjeçares u përkeqësua. Ndërkohë familjarët janë shprehur se e reja është dërguar në spital në gjendje të mirë.
Familjarët kanë treguar se rreth orës 3 të mëngjesit ajo është futur në reanimacion, ku edhe ndërroi jetë. Ende nuk janë qartësuar rrethanat e vdekjes nga mjekët.



