Xhensila dhe Bes Kallaku u bënë prindër të një vajze dy vite më parë. Çifti i njohur i showbizzit e pagëzuan vogëlushen e tyre me emrin e veçantë tipik shqiptar, Ajka.

Ata kanë treguar shpesh sesa shumë e ka ndryshuar Ajka jetën e tyre, ndërkohë që nuk kanë munguar as dedikimet e ëmbla kundrejt saj.

Së fundmi, ka qenë Xhensila e cila ka publikuar një imazh ku shfaqet bashkë me Ajkën duke shijuar bukuritë e natyrës, krahas së cilës ka shkruar dhe disa fjalë prekëse. “Bota shihet me sytë e tu. #Ajkashpirtit #Celsizemrës”, ka shkruar këngëtarja.