Pasditen e se shtunes ka ndodhur një aksident i rëndë në autostradën Lezhë-Milot, ku janë përplasur tre automjete.

Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar rëndë 2 persona të cilët janë dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Lezhës për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.