26 nëntori i vitit 2019 ishte një ditë tragjike për Shqipërinë. Një tërmet me magnitudë 6.4 të shkallës Rihter, me epiqendër në Durrës, tronditi gjithë vendin.
51 persona humbën jetën fatkeqësisht, të mbetur nën rrënojat e ndërtesave të shembura nga tërmeti. Mijëra të tjerë u plagosën, ndërsa qindra familje janë ende në qiell të hapur pasi tërmeti u shembi shtëpitë.
Njerëzit që thërrisnin për ndihmë nën rrënoja, emocionet kur një njeri shpëtohej i gjallë apo lotët kur gjendej një njeri i pajetë, janë disa nga imazhet që do mbeten gjatë në kujtesën e vendit.
Shumë familje u shuan, të tjerë humbën të afërmit e tyre nga lëkundjet fatale. Pas një mbledhje që u bë disa ditë pas 26 nëntorit, qeveria evropiane dha 1.15 miliardë euro për procesin e rindërimit.
Ky proces vijon ende. Qeveria Rama ka premtuar se familjet e prekura do të futen në shtëpitë e reja në natën e ndërrimit të viteve, një premtim ky që pritet të shihet sa do të mbahet.













