Analisti Baton Haxhiu deklaroi tha mbrëmjen e sotme në Opinion se Sandër Lleshaj duhet të largohet nga posti ministror.

Haxhiu tha se pas ngjarjes së rëndë që ndodhi, mes një punonjës polici, ku 25-vjeçari Klodian Rasha humbi jeten, ministri i Brendshëm nuk mund të qëndrojë në detyrë.

“Moralisht nuk mund të rrijë, po ndenji do ketë probleme”, tha Haxhiu.

Drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu, i tha se nga mediat është raportuar mes mes Edi Ramës dhe Sandër Lleshajt ka një përplasje dhe ndoshta ky është një rast i mirë për t´a larguar.

Haxhiu ndërsa pohoi përplasjen mes Ramës dhe Lleshajt tha se kjo s´ka lidhje me ngjarjen që ndodhi.

“Moralisht ministri i Brendshëm duhet të largohet”, tha Haxhiu.