Efektivët e FNSH-së janë të vendosur ngjitur me kryeministrinë, e bashkë me ta edhe një autoblind me ujë.

Në ndryshim nga pedonalja, Sheshi Skënderbej apo ministria e Brendshme, masat më të shumta të sigurisë janë të vendosura poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama.

Autoblindi me ujë është gati për të vepruar, ndërsa protestuesit janë mbledhur tashmë para kryeministrisë.