Me dy gishtat lart dhe me thirrjet “Rroftë Sali Berisha” grupi i protestuese mbrëmjen e sotme i është drejtuar zonës së Bllokut në Tiranë.

Përpara Kryeministrisë nuk kishte incidente, ndërsa kishte më pak efektivë dhe gardhi metalik ishte hequr. Por pas selisë së qeverisë qëndronin forca të shumta policie në gatishmëri.

Kjo është dita e pestë e protestës për të riun Klodian Rasha ti cilit iu mor jeta nga një efektiv policie pranë shtëpisë.