Tashme zyrtarisht, Sandër Lleshaj dorëzoi detyrën si ministër i Brendshëm pas vasjes së Klodian Rashës nga një efektiv i policisë. Pavarësisht se u kryqëzua nga opozita, Lleshaj para se të bëhej ministër shërbeu për 5 vite si Këshilltar i Sigurisë pranë kryeministrit Rama.

Sandër Lleshaj ka qenë një nga ministrat më të sulmuar nga opozita, por ish-ministri i Brendshëm para disa viteve ka qenë edhe në krah të ish-kryeministrit Berisha.

Në vitin 2011 Lleshaj ishte emëruar në detyrën e Zëvendësshefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë. Pas ngjarjeve të 21 janarit 2011,

kryeministri i atëhershëm Sali Berisha në sallën e mbledhjeve të Ministrisë së Mbrojtjes në datën 25 janar, thirri në takim disa nga figurat më të larta të policisë dhe ushtrisë. Mes të cilëve ishte edhe Sandër Lleshaj. /albeu.com/