Një aksident i rëndë është shënuar në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin, në afërsi të Knallës.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se dy automjete janë përplasur më njëra tjetrën.

Si pasojë e këtij aksidenti një person ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar menjëherë për në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po heton mbi zbardhjen e rrethanave.