Një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën mbrëmjen e djeshme, ku një makinë shpërtheu si rezultat i një sasie lënde plsëse.

Makina ishte në pronësi të shtetasit Nazmi Bandula, emri i të cilit nuk rezulton i panjohur për policinë, pasi pak muaj më parë ka qenë konfliktuar me të vëllanë për çështje pronësie. Ndërkohë ditën e sotme është zbardhur dëshmia e tij në Polici.

Bandula deklaroi:

Unë sapo isha futur në banesë dhe pak minuta më përpara kam qenë brenda oborrit. Jam ngjitur në shtëpi dhe më pas ka shpërthyer. Nuk e kam idenë se kush mund ta ketë vendosur. Fouristrada ime ka qenë e parkuar në oborrin e shtëpisë që në orët e paradites.

Kam dalë në mëngjes, kam ngrënë diçka dhe më pas jam rikthyer në shtëpi dhe e kam lënë makinën aty brenda oborrit. Nga ai moment nuk e kam lëvizur më ndaj nuk e kam idenë se si mund të ketë ndodhur.

Nga shpërthimi nuk pati persona të lënduar por vetëm dëme materiale në mjetin tip Fuoristradë X5 dhe në banesën e Bandulës.