Ore shqiptarë të mirë, a e dini që askujt, por askujt nuk i “plas” për ju?
More askujt! Ta mbani mirë vath në vesh. Natyrisht ju të gjithë e dini, pasi kjo reflektohet fatkeqësisht në shifrat që tregojnë emigrimin e rinisë dhe jo vetëm.
Qindra e mijëra shqiptarë o largohen nga ky vend vetëm sepse e ndjejnë veten të pamundur për të jetuar në një sistem që i rrjep 24 orë në ditë.
Nuk ju rrjepin vetëm ata që janë në pushtet, por të gjithë. PD dhe PS janë aleanca më e mirë e mundshme për të na vjedhur të gjithëve.
Rasti më i fundit është ai i bashkëpunimit të kryetares së Bashkisë Shkodër Voltana Ademi me nipin e ish-deputetit socialist Sadri Abazi.




