Pas përjashtimit të Anës dhe Arjonit nga programi, produksioni i Përputhen ka vendosur të sjellë dy konkurrentë të rinj, një djalë dhe një vajzë. Lediana Prenga, quhet 23-vjeçarja, që vendosi t'i bashkohet emisionit.
Ajo studion për stomatologji dhe tha se aresyeja që u bë pjesë e emisionit ishte fakti se dëshironte të provote diçka të re për veten. Ndër të tjera jo tha se kishte pëlqim për Mevlanin dhe Atdheun, por shtoi se ka ndryshuar mendim për Atdheun, pas puthjes me Anën para pak minutash.
Ajo tha:
Kam thënë për Atdheun, më duket tip interesat dhe Mevlanin. Për Atdheun ndryshova mendim, pas asaj që ndodhi në studio
Ndërsa Murati është djali më i ri që futet në PërPuthen, pas largimit të Arionit. Mësohet se ai është me origjinë turke, por ka vite që jeton në Tiranë, ndërsa punon si parukier.



