21 persona kanë ndërruar jetë në Ghaziabad të Indisë, pas shembjes së një ndërtese, që la të plagosur të paktën 20 persona të tjerë.
Ngjarja u regjistrua në Indinë e veriut, ndërsa grupet e kërkim-shpëtimin vijojnë ende punën për gjetjen e personave të tjerë që kanë mbetur nën rrënoja.
Ndërkohë, kryeministri lokal i shtetit, Yogi Aditianat shprehu keqardhjen e tij për familjet e viktimave, duke theksuar se ata do të kompensohen me një shumë rreth 2,225 euro secila.
Shkaqet e ngjarjes së rëndë nuk dihen ende, ndërsa Aditianat urdhëroi nisjen e menjëhershme të hetimeve.



