Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha thotë se ministrat e qeverisë Rama kanë trefishuar pasuritë gjatë qeverisjes socialiste.

Basha i referohet një raporti të gazetës “Reporter.al” që e ka shpërndarë në rrjetet sociale, duke reaguar i revoltuar. Kryedemokrati thotë se është koha për një qeveri që kujdeset për qytetarët dhe jo për veten.

Kujtojmë se Basha gjithashtu akuzohet nga socialistët për shtimin e vilave gjatë qëndrimit në opozitë. Sipas Taulant Ballës, Basha ka shtuar pasurinë me dy vila luksoze pas tërmetit.

Reagimi i Bashës në Twitter:

Ndërsa ekonomia po rrënohet çdo ditë, papunësia rritet dhe varfëria është ulur këmbëkryq në familjet e shqiptarëve, Rama dhe ministrat e tij kanë trefishuar pasuritë e tyre!!!

Rama dhe qeveria e tij kujdesen vetëm per vete. Mjaft është mjaft! Është koha për ndryshim, është koha për një qeveri që kujdeset për qytetarët, dhe jo për veten.