Çarja e argjinaturës së Shirqit në Njësinë Administrative të Dajçit dhe situata e emergjecës në gjithë zonën e Shkodrës është bërë shkak i një debati live para kamerave mes ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi dhe kryebashkiakes Voltana Ademi.

Kryetarja në detyre e Bashkisë Shkodër ka akuzuar ministrin socialist i cili ishte ditën e sotme në terren, se nuk janë ndihmuar banorët.

Peleshi garantoi Ademin se banorët do të kenë ndihmat që kërkojnë, duke shtuar se duhet nja bashkëpunim institucional ndërmjet tyre për të qenë më pranë banorëve.