Pasi doli nga “Për’puthen” çift me Andin, në rrjetet sociale qarkulluan foto të Teas dhe Beartit duke u puthur, që tregojnë se prej kohësh të dy janë në një marrëdhënie.
“Unë nuk kam pasur absolutisht as dijeninë më të vogël, as dyshimin më minimal që mund të ekzistonte kjo e vërtetë që ju keni marrë vesh këto ditë. Nëse kam pasur dyshime, kanë qenë për pëlqime, por përveç tyre kam qenë në mungesë të plotë të çdo informacioni deri në momentin që do të ishte Për’puthen Prime, ku Tea dhe Andi do të largoheshin nga ai emision.
Kjo është diçka që dua të sqaroj për veten time dhe jua them me ndershmërinë më të madhe për të gjithë ata që kanë besuar te fjala ime dhe te personi im“, thotë opinionisti Arjan Konomi në videon e postuar në Instagram.
Pas daljes së Andit dhe Teas nga programi, Arjan Konomi ka postuar një foto me ta në Instagram, ku shkruan: “Sa do e ndjej mungesën tuaj! Të njohësh miq të mrekullueshëm si ju është pasuri e çmuar e jetës”. Por mesa duket, tashmë opinionisti nuk është i të njëjtit mendim.



