Bashkimi bën fuqinë! Kjo është një shprehje që gjen vend edhe në kuzhinë, sidomos në rastin e hudhrës me limonin. Kura e mëposhtme me limon dhe hudhër mund të pastrojë organizmin dhe të parandalojë sëmundjet.
Vlerat e Kurës me Hudhër dhe Limon
Kura me limon dhe hudhër është efikase në eliminimin e dëpozitave të yndyrës në organizëm.
Këto përbërës ulin kolesterolin e keq dhe pakësojnë numrin e triglicerideve në gjak.
Limoni dhe hudhra parandalojnë trombozën dhe ulin tensionin e gjakut. Së bashku ato përmirësojnë funksionet e mëlçisë dhe aftësinë e saj për të pastruar gjakun. Për më tepër, limoni me hudhrën përmirësojnë funksionin e veshkave dhe qarkullimin e gjakut.
Sistemi imunitar është më i fortë ndërkohë që hudhra dhe limoni parandalojnë radikalet e lira. Qelizat janë më të mbrojtura dhe plot gjallëri falë antioksidantëve që gjenden tek limoni dhe hudhra.
Kura me Hudhër me Limon Duhet Përdorur Në Këto Raste:
Kura pastruese rekomandohet për të parandaluar sëmundjet ose për të pastruar organizmin.
Ajo duhet shfrytëzuar një herë në vit.



