Vetë kreu i shtetit ka gjetur kohë për t’i drejtuar disa komente një ndjekësi në Facebook që i thotë se ai është negativ pasi bën njerëzit bllok në Facebook.
Rama i ka replikuar duke i thënë se të kritikosh dhe të ofendosh janë 2 gjëra të ndryshme dhe kush ofendohet do të bëhet bllok nga rojet e tij! Edi Rama theksoi se nuk ka kohë të merret më këto gjëra ama një shpjegim e dha.
“Ka dallim të madh mes kritikës dhe sharjes. Kritika është kritikë, sharja është…Unë jam më i shari dhe i kritikuari se jam në këtë pozicion. Unë nuk merrem me block. Ka një roje që po të kapi duke folur sikur je në pyll të bën block.
Ndotësit që e përdorin aksesin për të bërë ndotje të mjedisit janë të padëshirueshëm. Shumë e thjeshtë. Ja tjetri thotë bllokoji kush shan. Unë as i bllokoj, as jo. është një pyetje për rrugën e Lurës. Jo është në proces dhe nuk fillojnë kur vjen atje eskavatori. Këta janë demokratikas që thonë tani u zgjove.
Jo! Rrugët fillojnë kur merret vendimi, bëhet studimi, bëhet gara për projektin, bëhet projekti, bëhet oponenca, financimi, futja në planin e realizimit, gara për rrugën, kontrata dhe pastaj vjen eskavatori. Rruga e Thethit është në punë, si në të gjitha vendet e bekuara.” -shkroi ai ndër të tjera.



