Presidenti Ilir Meta nga Korça i është përgjigjur akuzave të ish-kryeministrit Fatos Nano, i cili në një intervistë të rrallë në emisionin “Opinion” në Tv Klan tha se tek Presidenti aktual shikon 7 mëkatet më të mëdha të Biblës.

Meta tha se nuk do të komentojë kurrë deklaratat e Nanos, por shtoi se nuk shkon që të merresh me kumar dhe të citosh Biblën.

“E kam thënë edhe më parë zero komente, për zero, zero, zero. Të merresh me kumar dhe të citosh biblën sikur nuk shkojnë këto gjëra”, tha Meta.

Më tej ai u bëri një thirrje partive politike që në listat zgjedhore të vendosin kandidatë që nuk kanë probleme me ligjin.

/tvklan.al