Ndryshohet masa e sigurisë për infemieren e spitalit Infektiv, Ronida Hysi, e cila vodhi paratë dhe kartën e bankës një prej pacintëve të shtruar që më pas ndërroi jetë.

Gjykata e Apelit Tiranë ka vendosur masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Hysi tashmë do të jetë nën masën e arrestit të shtëpisë, për shkak se ka një fëmijë të mitur, dhe kjo është parë si arsye për masë lehtësuese nga Gjykata.