Gazetari Shpëtimi Luku ka rrëfyer me anë të një statusi në rrjetet sociale betejën me COVID-19 dhe situatën ku është gjendur për shkak të këshillave të mjekes.
Ai thotë se pavarësisht se është ruajtur prej muajsh që të mos e kapte virusi, ka ndjerë simptomat e tij para para 20 ditësh.
Luku shkruan se pavarësisht se nuk kishte temperaturë shumë të lartë dhe pa probleme në frymëmarrje një doktoreshë e ka rekomanduar që të shkojë drejt Turqisë ose të hospitalizohet në Shqipëri.
Më pas, shton se ka kërkuar ndihmën e një miku i cili e ka takuar me një mjek të spitalit amerikan, nga konstatimi i të cilit ka rezultuar se nuk ka shkallë të lartë rrezikshmërie.



