Kryeministri Ram ka marrë pjesë në ditën e parë të nisjes së procesit të vaksinimit në Shkodër ndaj COVID-19.

Nga shtëpia e të moshuarve në Shkodër ku u vaksinuan stafi dhe personat rezidentë aty, kreu i qeverisë u shpreh se me vaksinimin të moshuarit por edhe gjithë të tjerët shpëtojnë nga rreziku për infektimin me COVID-19.

Më përpara kryeministri Rama pau nga afër nisjen e procesit të vaksinimit në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër ndërsa shoqërohej nga ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu e cila tha se procesi i vaksinimit po përshpejtohet edhe pse është një sfidë e madhe.

Për Shkodrën në këtë fazë të parë janë 1100 vaksina dhe të parët që vaksinohen janë stafet mjekësore dhe shtëpitë e të moshuarve. Pallati I sportit “Qazim Dervishi” të paktën për 10 ditë do shërbejë për fushatën “Shqipëria Buzëqesh” për kryerjen e vaksinimit ndaj COVID-19.