Disa ditë më parë Tonin Uldedaj u prezantua si drejtues politik për qarqet Shkodër e Lezhë i partisë së Astrit Patozit “Bindja Demokratike”.
Ishte një lëvizje surprizë, nisur nga fakti se Uldedaj ishte eksponent i rëndësishëm i PD- së në Lezhë dhe vëllai i ish- deputetit të PD- së Gjokë Uldedaj, aktualisht kandidaturë potenciale për listën e demokratëve për Qarkun e Shkodrës, përfaqësues i Vau- Dejësit.
Nga “Bindja Demokratike” vjen një tjetër suprizë, sërish nga Shkodra. Është zbuluar emri i kandidatit të parë për këtë qark dhe është djali i një këngëtari të njohur shkodran, Nimet Leka. Ai quhet Esin Lekiq dhe lajmin e ka dhënë vetë në Facebook duke postuar një poster të shoqëruar me tekstin:
“Drejt ditëve më të bukura për të gjithë, me bindje të plotë demokratike. Faleminderit Kryetarit të qarkut Tonin Uldedaj dhe Bindja Demokratike për besimin.”- shkruan ai. Natyrisht, postimi i djalit është shpërndarë nga këngëtari Nimet Leka, i cili ka marrë në Facebook edhe urimet e miqve të tij.
Sipas asaj që ka deklaruar vetë në facebook, Esini ka studiuar gjuhë shqipe në Fakultetin e Filozofisë në Beograd, ndërsa më herët ka kryer shkollën e mesme “Hamdi Bushati” në Shkodër.
Monella




