Një lajm i trishtë sot për muzikën shqiptare, ku bëhet me dije se ka humbur jetën në moshën 90-vjeçare këngëtari i shquar shqiptar Rudolf Stambolla, i quajtur ndryshe dhe si ”mbreti i tangos”.

Rudolf Stambolla ishte këngëtari romantik, i cili me zërin melodioz ishte një emër i suksesshëm në krijimtarinë muzikore që para viteve ’60. “Gjethet e vjeshtës”, “Këndo kitara ime”, “Dashuria e parë”, “Nën dritare”, “Malli i dashurisë”, etj, janë këngët që për herë të parë janë kënduar nga këngëtari Rudolf Stambolla, ndërsa për vite më pas këto këngë u sollën në skenë dhe nga të tjerë emra.

Këngëtari që prej vitit 1956 ishte i angazhuar pranë radio “Tiranës”.