Një ngjarje tronditëse ndodhi gjatë transmetimit live të një emisioni sportiv në kanalin ESPN në Kolumbi. Teksa ishin live, një ekran gjigant u shkëput prej murit duke rënë mbi kurrizin e njërit prej gazetarëve të ftuar.
Goditja ishte e fortë duke ia përplasur atij kokën në tavolinë, ndërsa moderatori u kap papritur duke mos ditur si të reagojë.
Menjëherë gazetari u dërgua në spital ku po merr shërbimin mjekësor. Mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al
https://twitter.com/ballsdotie/status/1369702089077719043?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1369702089077719043%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fishin-live-gazetarit-i-bie-siper-ekrani-gjigant-panik-ne-studio%2F



