Ndërkohë që të gjithë ishim në pritje të një dasme madhështore me të ftuar VIP ashtu siç edhe ata kishin paralajmëruar, Shpat Kasapi dhe Selvije Jao bënë veprimin e papritur. Pak ditë më parë çifti i famshëm lidhi kurorë përmes një ceremonie tepër private.

Ata ndanë edhe foto në Instagram, ku dukeshin mjaft të lumtur së bashku, madje këngëtari bëri të ditur se partnerja e tij tanimë ka ndryshuar mbiemrin dhe quhet Selvije Kasapi.

Por çfarë e bëri dyshen të ndryshonte mendje? Sipas “Iconstyle”, burime pranë çiftit kanë treguar se ata e anuluan dasmën, pasi në prioritetet e tyre tashmë është sjellja në jetë e një fëmije.

Kujtojmë se në muajin janar të këtij viti Shpati dhe Selvija shkëmbyen unazat e fejesës duke paralajmëruar dasmën, e cila u shty për në verë përshkak të pandemisë.