Në këtë Kampionat Europian menduam se i pamë të gjitha, por paskemi gabuar. Të gjithë vëmendjen e mori kjo bukuroshe, e cila ndodhej në stadium për ndeshjen Rusi-Finlandë.
Një komentator arab i ka dedikuar disa fjalë të ëmbla tifozes ruse, e cila ishte e ulur në stolat e stadiumit. Kamerat fokusuan vajzën e re, për të cilën komentatori filloi menjëherë këngën.
“Ajri në zemrën time u rrit dhe u dashurova. Nuk është faji im, ishte aksidentale. Unë nuk kam asgjë tjetër në jetën time. Unë, zemra ime dhe gjithçka i përket asaj”, ishin disa nga vargjet e këngës që komentatori tha në momentin që po transmetoheshin pamjet e bukuroshes ruse.
https://twitter.com/hfussbaIl/status/1405268247356665861?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1405268247356665861%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.shqiperiaime.com.al%2F2021%2F06%2Fkomentatori-mahnitet-nga-bukuria-e-tifozes-ruse-harron-ndeshjen-dhe%2F



