Është rindërtuar pas 54 vitesh kompanjeli i kishës së Shën Kollit në lagjen qytetin e Shkodrës. Kompanjeli dhe këmbanat u dëmtuan në vitin 1967, nga regjimi i atëhershëm për të ndaluar përhapjen e fesë së krishterë.

Sot, pas 54 vitesh ranë për herë të pare këto këmbana që thërrasin për bashkim të besimtarëve.

Bekimin e këmbanores e bëri Imzot Massafra ndërsa vlerësoi edhe kontributin e tre vëllezërve biznesmenë në Shkodër Pjerin, Valter dhe Niko Fusha të cilët bënë të mundur rindërtimin e këmbanores.

Ai e quajti rënien e këmbanave si thirrje e Zotit për bashkimin e besimtarëve të krishterë.

Në meshën e shenjtë mori pjesë edhe Nunci Apostolik I Shqipërisë Luigi Bozzani I cili e quan këtë moment historik.

Në 30 tetorin e vitit 1938 përfundoi ndërtimi i kishës së Shën Kollit, shugurimin e së cilës e bëri arqipeshkëvi Imzot Gaspër Thaçi I cili shoqërohej nga at Gjergj Fishta.

Kjo kishë është ndër më madhështoret në qytetin e Shkodrës me një kompanjel që u rrafshua nga regjimi i atëhershëm e që sot pas 54 vitesh është vënë edhe një herë në funksion të kishës dhe besimtarëve të krishterë