Mëngjesin e kësaj të premteje, Edi Rama ka mbajtur sesionin e 7-të të projektit të madh “Gati për Shqipërinë”.
Gjatë diskutimit me të rinjtë, ai ka bërë një premtim të madh duke thënë se gjithçka po shkon siç duhet dhe askush nuk do të zhgënjehet.
Ai theksoi se numri i të interesuarve është mjaft i lartë dhe kandidatët e përzgjedhur për realizimin e projekteve do të duhet të presin disi por ama e ardhmja është pozitive.
‘’Padiskutim që nuk mbaron takimi pa i dëgjuar të gjithë. Jam këtu abshkë me të tjerët në shenjë respekti me ju që duke shprehur këtë interesim më shprehni dhe mua një besim.
Siç ju thashë ky ishte prezantim, do bëni pak durim, numri i të interesuarve është më i lartë nga çfarë prisnim, vijojnë akoma. Tani që shohim dhe këto, çdo ditë janë nga 20-25. Sigurisht që pas këtij kontakti të parë bëhet dhe skedulimi i takimeve. Ju uroj shëndet e suksese.
Thashë për mua personalisht dhe për të tjerët është si të thuash shprehje besimi. Që bëtë këtë hap po ashtu dhe dëshirës, por është dhe besim. Të paktën nga pikëpamja e respektit dhe kujdesit nuk do ju zhgënjejmë. Pastaj si do të materializohet do shihet me secilin.’’- tha Rama.



