Policia ka njoftuar se ka prangosur shtetasin Igli Medani i cili ishte duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Fier-Vlorë, kur goditi nga mbrapa automjetin tip “Toyota”.
Nga ky a sident i rëndë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit tip “Toyota” Eduart Gushi 44 vjeç, bashkëshortja e tij Silvana Gushi 33 vjeç, e të bijat Anastasia Gushi 14 vjeç dhe Eva Gushi 9 vjeç.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin:
I. M., 22 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Audi”, në aksin rrugor Fier-Vlorë, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka goditur nga mbrapa automjetin tip “Toyota” me drejtues shtetasin E. G., 44 vjeç dhe si pasojë ndërruan jetë 4 shtetasit që udhëtonin me mjetin mjetin “Toyota”.
Gjithashtu, si pasojë ka mbetur i dëmtuar vetë drejtuesi i mjetit “Audi” dhe dy pasagjerët, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën p nale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor.



